Në Ditën e Botevit dhe të të vrarëve për lirinë e Bullgarisë ju shpiem në shtëpinë e tij në qytetin Kallofer, i cili është kthyer në muze përpara 75 vjetëve.
"Historia e shtëpisë është interesante, kurse ajo është një pjesë nga kompleksi i muzeut, të shpallur monument të kulturës, tregoi përpara Radio Bullgarisë drejtoresha e muzeut Asja Nikollova. Studimet e bëra nga piktori prof. Harallampi Taçev saktësojnë se shtëpitë, në të cilat ka jetuar familja e Botevit janë dy", shton ajo: Hristo Botevi ka lindur në godinën e shkollës së vjetër, e cila është gjendur rreth kishës “Shën Mëria”. Anëtarët e komitetit mbi rivendosjen e shtëpisë së familjes së Botevit vendosin se vendi aty është jo shumë i përshtatshëm për ndërtimin e një muzeu. Prandaj vendosin të rinovohet shtëpia, në të cilën ai ka jetuar për një kohë më të gjatë dhe të cilën ai e ka quajtur “shtëpia ime”. Kjo është një shtëpi e trashëguar nga ana e nënës së revolucionarit Ivanka Stajkova Drjankova. Hapja e saj zyrtare si muze është më 2 qershor 1944 dhe që atëherë e deri më sot ajo nuk i ka mbyllur dyert e veta. Por, mjerisht shumë të pakta janë sendet e mbetura familjare. Në shtëpi janë të eksponuar çikriku, në të cilin gjyshja Ivanka ka tjerrë dhe një makinë qepëse, e cila i është dhuruar.
Në të ajo ka qepur “për njerëzit e huaj”, që të mund të mbajë familjen për shkak të sëmundjes së bashkëshortit të saj dhe vdekjes së tij pak më vonë. Sot, me ndihmën e materialeve etnografike është rikrijuar mjedisi familjar, në të cilin është rritur Botevi."
Më 2 qershor 1926, kur në qytetin Kallofer është shënuar 50 vjetori i vdekjes së poetit-revolucionar, është inauguruar i ashtuquajturi “Kopsht i Botevit”. Ai është krijuar në një vend me oborr, të dhuruar nga banuesit e qytetit për një kohë të përjetshme nga vëllai i Hristo Botevit, gjenerali Kirill Botev. Dëshira e gjeneralit ka qenë të mund të formohet një park i bukur, në të cilin të ngrihet një monument i vëllait të tij. Atëherë është e vendosur dhe pllaka e parë, jashtë kompleksit të tanishëm memorial, në të cilin janë shkruar data e lindjes dhe e vdekjes së poetit/ 6 janar 1848 - 2 qershor 1876/. Në këtë mënyrë vihet fillimi i ndërtimit të kompleksit të muzeve.
Shpirti liridashës, mbrojtja e flaktë e drejtësisë dhe vetëmohimi shënojnë jetën jo vetëm të Hristo Botevit, por dhe të vëllait të tij. Gjenerali Kirill Botev është pjesëmarrës në 3 luftëra – në atë Serbo-Bullgare dhe në të dyja Luftërat Ballkanike dhe e gjithë jeta e tij përpara dhe pas Çlirimit të Bullgarisë, i është kushtuar kauzës të mbrojë fisin dhe atdheun.
"Botevi mëson në qytetin Kallofer. Pas kësaj për një farë kohe është mësues në fshatin Goljamo Bellovo – tregon Asja Nikollova. Në periudhën, në të cilën bashkë me vëllanë tjetër të Botevit - Stefan dhe gjyshjen Ivanka emigrojnë në Rumani, Kirill Botev po kështu punon si mësues. Ai merr pjesë dhe në çetën e Hristo Botevit. Përpara betejës tek Milin Kamëk, Kirill Botev humbet bashkë me akoma dy pjesëtarë të tjerë të çetës dhe pikërisht kjo e shpëton , që të mos të marrë pjesë në betejën në të cilën vdes poeti. Pas kësaj bën provë të kthehet në Rumani, por është i kapur dhe i dënuar. Me qenë se gjatë asaj kohe konsiderohet akoma si i mitur, dënimi i tij është 15 vjet burgim i rreptë. Pas Çlirimit gjatë vitit 1878, Kirill regjistrohet në shkollën ushtarake dhe i përkushtohet karrierës ushtarake."
Personalitete të tilla, si Botevi dhe vëllai i tij, gjenerali Kirill Botev, janë një shembull frymëzimi për njerëzit e rinj sot. Dhe pavarësisht se shpesh e konsiderojmë lirinë si diçka e dhënë, është mirë ta vlerësojmë, si lirinë, ashtu dhe viktimat e paraardhësvetanë.
“Liria jep mundësi, por dhe detyron shumë – thotë Asja Nikollova. Çdo një prej nesh duhet të dijë se deri ku përhapet liria dhe se që ku fillon lira pa kufij të caktuar, të cilën Botevi fare nuk e ka pëlqyer. Në qoftë se më shpesh e rilexojmë atë, të cilën ai na e ka lënë si trashëgimi në publicistikën e tij dhe në letra, aty do të zbulojmë kohën tonë të sotme”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: muzeibotev.comNjë tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..