Rajonet për planifikimin e subvencioneve në Bullgari nuk do të bëhen më pak dhe mbeten siç deri tani - gjashtë. Në bazë të tyre do të vazhdojnë të përvetësohen fondet evropiane gjatë periudhës së ardhshme programore 2021-2027. Pas bisedimeve me Eurostatin Ministria e zhvillimit regjional shpalli se ruhet situata e deritanishme. Për shkak të pakësimit të popullsisë në regjionin veriperëndimor dhe në atë qendror verior nën minimumin prej 800 000 banuesish u punuan 3 variante për ndryshime. 3 regjionet e planifikuara veriore në Bullgari janë disa nga më të pazhvilluarat në Bashkimin Evropian, prandaj kanë nevojë prej politika sektoriale dhe financim evropian për gjallërimin e bashkive.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..