Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi projektin për shitjen e pakos prej 8 avionëve gjuajtës F-16 Block-70 me çmim 1,6 mlrd. dollarë. Filloi afati dyjavor, në të cilin pala amerikane do t’ua ofrojë autoriteteve bullgare projektmarrëveshjen. Pritet se çmimi për blerjen e avionëve, bashkë me pakon e të gjitha pajisjeve luftarake do të jetë në kuadrin e 1,2 miliardë dollarësh, informuan nga Ministria bullgare e Mbrojtjes. Fillimisht Kuvendi Popullor bullgar miratoi shumën prej 1,03 miliardë dollarë për marrëveshjen në fjalë, por pak më vonë deputetët lejuan devijime nga kjo shumë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..