Ylli i Hollywoodit Sylvester Stallone tashmë një javë xhiron filma në Sofje. Vjeshtën Stallone, i cili është producent dhe skenarist i filmit “Rambo V Last Blood” xhiroi për një muaj një pjesë prej filmit në qendrën kinematografike në Bojana. Gjatë montazhit të filmit Stallone ka qenë i pakënaqur për disa skena dhe tani i xhiron përsëri. Puna është krejtësisht në “Boyana New Image” në kryeqytet. Aktori u pranua në Këshillin e Ministrave nga Kryeministri Bojko Borisov. "Desha të të falënderoj për fjalët e bukura për Bullgarinë, të cilat i publikon në internet”, i tha Borisov Stallone-it. Mysafiri i rrëfeu Kryeministrit për filmin e tij të ardhshëm dhe i tregoi në celular disa prej kuadrove.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..