Pas miratimit të Kongresit të SHBA-së që Bullgaria të blejë avionët F-16, prodhuesi “Lockheed Martin” deklaroi se bisedimet po vazhdojnë.Vlerësimi i Kongresit për shpenzimet – 1.6 mlrd dollarë, nuk duhet të konsiderohet si përfundimtar. Pritet oferta e qeverisë së SHBA-së ndaj Bullgarisë. Korniza e shpallur nga Kongresi jep mundësi për një zgjerim suplementar të programit, pa u kërkuar miratim i dyfishtë. Jemi të bindur se F-16 Block 70 është kombinimi më i mirë prej aftësive operative dhe shpenzimeve më të ulëta, të cilat do t’u përgjigjen kërkesave të forcave ushtarako-ajrore bullgare, shpjegoi drejtori John Nilson.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..