Humbjet vjetore prej produkteve të falsifikuara në Bullgari janë me vlerë 414 mln. euro. Kjo do të thotë – 15,5% prej shitjeve në 11 sektorë të ekonomisë, shpalli Zyra e BE-së për Pronën Intelektuale – EUIPO. Xhiroja e këtyre mallrave të rreme e privon ekonominë bullgare nga 17 851 vende pune. Më të prekur janë sektorët e medikamenteve, veshjeve, pijeve alkoolike dhe kozmetikës. Mbi 100 mln. euro është vetëm xhiroja vjetore e veshjeve dhe këpucëve të rreme të markave të mëdha në tregun bullgar. Fitimi i realizuar prej produkteve falso është më i lartë se ai i tregtisë me narkotikë. Zhvillimi i teknologjive është në favor të piraterisë dhe falsifikimeve dhe zgjeron ndjeshëm gamën e produkteve të tilla. Shumica e produkteve të rreme vijnë nga Kina, India, Turqia, Tajlanda, Malajzia dhe Pakistani. Ato hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian përmes Hong Kongut, Emirateve të Bashkuara Arabe, Singaporit, Marokut dhe Shqipërisë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..