Gjatë katër muajve të parë të këtij viti bankat në Bullgari konstatojnë fitim të pastër 232 mln euro /454 mln leva/, që do të thotë 14.5 për qind më shumë në krahasim me prillin e vitit 2018. Gazeta “Sega” komentoi se kjo rritje bën përshtypje të madhe, sidomos në sfondin e interesave shumë të ulëta bankare më shumë se një vit. Për tërë vitin 2018 fitimi i sistemit bankar arriti 850 mln euro /1.67 mlrd leva/, ose 40 për qind rritje kundrejt vitit 2017, që është një nivel rekord gjatë 10 viteve të fundit.
Kreditë dhe depozitat bankare kanë vazhduar të rriten dhe në fund të prillit kanë arritur përkatësisht 31.9 mlrd euro /62.3 mlrd leva/ dhe 46.8 mlrd euro /91.6 mlrd leva/. Kreditimi i forcuar dhe shpenzimet pothuajse zero të depozitave janë shkaqet që bankat të fitojnë nga interesat 467 mln euro /912.6 mln leva/ gjatë katër muajve të parë të vitit të tanishëm, që është me 5.5 për qind më shumë nga përpara një viti. Dy herë më shumë janë rritur të ardhurat neto nga taksat, të cilat nga janari deri në prill janë gjithsej 185 mln euro /360.8 mln leva/, ose me 10 për qind më shumë në krahasim me 2018-ën. Mirëpo, për rezultatet e mira financiare të sistemit bankar në Bullgari kanë kontribut edhe shpenzimet më të ulëta për spastrimin e kredive të këqija. Gjatë 4 muajve të vitit të kaluar shpenzimet për shvlerësimin e huave me probleme kanë qenë 67 mln euro /131 mln leva/, derisa sivjet deri më 30 prill ato kanë qenë 56 mln euro /110 mln leva/. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare tani kreditë e këqija janë 3.4 mlrd euro /6.71 mlrd leva/, gjë që i përgjigjet 7.4 për qind prej portofolit të përbashkët të kredive të sistemit bankar.
Në lidhje me kandidaturën e Bullgarisë për të hyrë në sallën e pritjes të eurozonës, deri në fund të këtij muaji Banka Qendrore Evropiane duhet të përfundojë kontrollin e gjashtë bankave. Po kontrollohen dhe tri bankat më të mëdha: UniCredit Bulbank, Banksa DSK dhe OBB (Banka e Bashkuar Bullgare), si dhe tri me pjesëmarrje mbizotëruese bullgare: Banka e Parë e Investimeve, Banka Kooperative Qendrore dhe Investbank, shkruhet gjithashtu në gazetën “Sega”.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..