Për një mungesë të konsiderueshme të ilaçeve në vend sinjalizoi kryetari i Dhomës Kombëtare të Farmacistëve Anton Vëlev. Vetëm për një vit nga tregu bullgar janë zhdukur 160 medikamente, ndër të cilat ka edhe jetëshpëtuese. Ndër arsyet për këtë është sistemi i llogaritjes së çmimeve në Bullgari, i cili e bën Bullgarinë një treg jointeresant për prodhuesit e mëdhenj të ilaçeve dhe ata tërhiqen nga vendi. Shkaqet e tjera janë rieksporti, dhe kjo se jo të gjitha kompanitë janë gati t’i prodhojnë paketat e reja me shenjat e kodimit të kërkuara nga Bashkimi Evropian për verifikim. Vëlevi bëri thirrje për bashkërendimin e politikës kombëtare për medikamentet, e cila do të parandalojë probleme të tilla.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..