Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev u takua me bashkësinë bullgare në Shën Petersburg

Presidenti Radev me komunitetin bullgar në Shën Petersburg
Foto: BTA

“Që të gjithë kemi një borxh të përbashkët dhe përgjegjësi të ruajmë gjuhën, kulturën dhe traditat tona, pavarësisht sesa larg ndodhemi nga atdheu. Është me rëndësi që fëmijët  të mos e ndërpresin lidhjen e vet me Bullgarinë”, tha presidenti Rumen Radev në takim me bashkësinë bullgare në Shën Petersburg.  “Ju falënderoj, se e prezantoni denjësisht vendin tonë në Rusi me arritjet e veta”, deklaroi kreu i shtetit. Radev rikujtoi se nga Bullgaria Rusia ka marrë shkrimin e saj, kurse gjatë vitit 1878, Bullgaria e ka fituar me ndihmën e Rusisë lirinë e vet. “Këto janë lidhje shpirtërore kaq të thella dhe të shëndosha, të cilat asnjë situatë politike nuk mund ti ndryshojë. Prandaj marrëdhëniet tona janë të rëndësishme dhe detyra jonë është t’i zhvillojmë në të gjitha drejtimet”, nënvizoj presidenti.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tomisllav Donçev

Qeveria raporton përshpejtim të financimeve nga programet e BE-së

Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..

botuar më 25-10-03 11.09.PD

Parlamenti ia hoqi presidentit të drejtën për të emëruar drejtuesit e shërbimeve

Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..

botuar më 25-10-03 9.36.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..

botuar më 25-10-02 7.40.MD