Në kohën parahistorike në Tokë kanë jetuar zvarranikë gjigantë. Megjithëse në vazhdim të shumë viteve shkencëtarët e konsideronin Bullgarinë e sotme si fund deti, doli se edhe këtu ka pasur një ishull të madh – pjesë prej arkipelagut evropian, në të cilin kanë bashkëjetuar dinozaurë të ndryshëm për nga lloji dhe madhësia.
Para 84 mln vitesh në rajonin e kontinentit evropian ka pasur shumë ishuj, të rrethuar me ujëra të ngrohta detare, plot jetë – për këtë dëshmojnë mbeturinat e breshkave, krokodilëve, polemi i bimëve drusore, por edhe fosilet e dinozaurëve. Shkencëtarët i quajnë “xhuxhë ishullorë”, sepse ushqimi dhe hapësira e kufizuar nuk i kanë lejuar të arrijnë dimensionet e mëdha të llojeve kontinentale nga Amerika Veriore dhe Jugore.
Gjurmët e para të zvarranikëve të lashtë në trojet tona u zbuluan në vitin 1981 nga speleologët afër fshatit të Vracës Drashan, të cilët gjetën kocka në murin e shpellës.
“Zbulimet e para janë në rajonin e shpellës “Llabirinta” /“Labirinti” / dhe janë nga dinozaurët e grupit të ornitomimozaurëve dhe të hidrozaurëve – na tregon dr. Llatinka Hristova nga Muzeu i Shkencave Natyrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Mbeturinat e tyre janë gjendur në mënyra të ndryshme në sedimentet detare të shkallëve – derisa ornitomimozauri ka vdekur në tokë, kafshët e tjerë janë tërhequr nga rrjedha të ndryshme dhe më vonë kanë zhytur, ose janë fosilizuar.”
Zbulimi tjetër, i lidhur me dinozaurët në territorin tonë, gjithashtu është bërë në mënyrë të rastit. Gjatë vitit 2012 paleontologu amator Andrej Conkov duke grumbulluar fosile të kafshëve jovertebrore në rajonin e Trënit gjeti kockën e zvarranikut më të madh në një vijë uji. Tre vjet më vonë një ekspeditë prej shkencëtarësh bashkë me dr. Llatinka Hristova gjeti rajonin me fosile dinozaurësh dhe vitin e kaluar filluan gërmime atje.
“Për fat të keq kockat e gjetura afër Trënit nuk janë ruajtur shumë mirë dhe nga morfologia e tyre e jashtme është vështirë të konstatojmë se në cilin grup bëjnë pjesë. Tani për tani supozojmë se ka të paktën tri grupe dinozaurësh – thotë ajo. – Fragmentet e para të gjetura janë të titanozaurëve, ndërsa një kockë tjetër ndoshta është e një dinozauri të madh dhe grabitqar – teropod, i cili i ka rrëmbyer dinozaurët dhe kafshët e tjera, që të ushqehet me mishin e tyre.”
Dinozaurët kanë jetuar në Tokë në vazhdim të 165 mln viteve, por para 66 mln vitesh disa ngjarjeve kanë shkaktuar vdekjen e tyre. Së pari vullkanizmi i vazhdueshëm në rajonin e Subkontinentit Indian ka lëkundur stabilitetin e paleoklimës, ndërsa në fund meteoriti gjigant, i cili ka rënë në Gjirin Meksikan, i ka asgjësuar përfundimisht.
Në dallim të dinozaurëve, sot njerëzit mund të asgjësohen vetë.
“Ne jemi armiku më i madh jo vetëm i tërë planetit, por i vetvetes – është kategorike dr. Llatinka Hristova.– Organizmat nuk kanë mundësi të adaptohen me ngrohjen e shpejtë globale dhe nuk ka se ku tjetër të shkojnë, sepse ne e kemi përvetësuar mjedisin e tyre. Përveç shpejtësisë së madhe të ndryshimit të klimës, për të cilën kemi kontribuuar me veprimarinë tonë, ne e kemi mbipopulluar Tokën dhe kudo lëmë mbeturina – mbeturina prej plastmase u gjetën madje në pjesën më të thellë të lëkurës tokësore – Kanali Mariana. Por në dallim të dinozaurëve ne kemi mundësi për të zgjedhur – politikanët më në fund duhet të dëgjojnë se çfarë po flasin shkencëtarët, në qoftë se duam të shpëtohemi. Nëse nuk merren së shpejti masa, pas 20-30 vitesh mund të jetë vonë.”
Megjithëse sot ne kemi përfytyrim për këta kuçedra të mëdha në Tokë në saje të mbeturinave të tyre, disa prej tyre ende janë ndër ne.
“Mund të themi se nuk kanë vdekur të gjithë dinozaurët – vuri në dukje dr. Llatinka Hristova. – Në qoftë se krahasohen gjitarët dhe në përgjithësi llojet që kanë ekzistuar në planetin tonë, përfshi këtu dhe shpendët e llojit të dinozaurëve, do të konstatojmë se llojet e zogjve janë më shumë sesa ne. Kështu qe një pjesë e dinozaurëve ka vdekur, por ka shumë të tjerë, të cilët vazhdojnë të fluturojnë rreth nesh dhe të na gëzojnë me cicërimet dhe ngjyrat e tyre të bukura. Në qoftë se nuk ishin zhdukur dinozaurët, nuk do të ekzistonte intelekti i njeriut, i cili shpeshherë nuk përmendet si diçka e bukur, por zakonisht mbizotëron elementi i shkatërrimit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personalNjë tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..