Kosova arriti një fitore historike, duke mundur kombëtaren bullgare të futbollit, me rezultat 2-3, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje. Bullgaria dhe Kosova u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020. Kjo është ndeshja e katërt me radhë të bullgarëve pa fitore. Mysafirët zbllokuan llojën në minutën e 13-të me gol të yllit Milot Rashicës dhe në finish të pjesës së parë Popovi barazoi shifrat. Bullgarët mirë e nisen pjesën e dytë, dhe në minutën e 55-të me anë te Dimitrovit kaluan në epërsi prej 2-1, por mysafirët, të cilët gjatë gjithë ndeshjes patën epërsi, përmes Vedat Muriqit barazuan përsëri shifrat në 2-2 në minutën e 64-të. Në minutën e 90+1’ erdhi dhe goli i shumëpritur për “Dardanët” përmes Elbasan Rashanit, i cili i siguron tri pikë të mëdha Kosovës, dhe fitoren e parë të kombëtares së Kosovës në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm. Kështu vitin e ardhshëm bullgarët nuk do të kenë mundësi të luajnë në EURO 2020. Pas humbjes kapiteni i skuadrës Ivelin Popov tha se kosovarët kanë qenë më të mirë dhe loja e tyre ka qenë më agresive dhe e suksesshme.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e përcolli nga afër Kombëtaren e Kosovës, pas ndeshjes shkoi në zhveshtore tek lojtarët për të festuar këtë fitore të madhe. “Djem e keni kënaqur një komb, secili prej jush ka luajtur më shpirt. Sot keni bërë histori”, tha Veseli.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në tribunë para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës, transmetoi RTK. Nënkryetari serb i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq, është alivanosur në tribunë. Ai ka pësuar sulm dhe në ndihmë i ka dalë Bekim Haxhiu – ish- nënkryetar i FFK-së dhe mjek me profesion. Joviq është dërguar me urgjencë në njërin nga spitalet e Sofies, por që ende nuk dihet gjendja e tij.
Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit të Futbollit (CIES), me seli në qytetin zviceran Njushatëll. Aktualisht, 123 futbollistë bullgarë..
Ansambli bullgar i përbërë nga Sofija Ivanova, Rajçëll Stojanov, Alina Kolomiets, Suzan Pulladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi dy medalje të tjera për Bullgarinë në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Burgas, njoftoi..
Bullgaria fitoi dy medalje argjendi nga Kupa Botërore e Boksit në Varshavë. Nënkampionia evropiane Zllatisllava Çukanova fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 51 kg për femra pas një ndeshjeje me të pestën nga Lojërat në Paris - Pila Kajvo-Oja..