Kosova arriti një fitore historike, duke mundur kombëtaren bullgare të futbollit, me rezultat 2-3, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje. Bullgaria dhe Kosova u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020. Kjo është ndeshja e katërt me radhë të bullgarëve pa fitore. Mysafirët zbllokuan llojën në minutën e 13-të me gol të yllit Milot Rashicës dhe në finish të pjesës së parë Popovi barazoi shifrat. Bullgarët mirë e nisen pjesën e dytë, dhe në minutën e 55-të me anë te Dimitrovit kaluan në epërsi prej 2-1, por mysafirët, të cilët gjatë gjithë ndeshjes patën epërsi, përmes Vedat Muriqit barazuan përsëri shifrat në 2-2 në minutën e 64-të. Në minutën e 90+1’ erdhi dhe goli i shumëpritur për “Dardanët” përmes Elbasan Rashanit, i cili i siguron tri pikë të mëdha Kosovës, dhe fitoren e parë të kombëtares së Kosovës në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm. Kështu vitin e ardhshëm bullgarët nuk do të kenë mundësi të luajnë në EURO 2020. Pas humbjes kapiteni i skuadrës Ivelin Popov tha se kosovarët kanë qenë më të mirë dhe loja e tyre ka qenë më agresive dhe e suksesshme.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e përcolli nga afër Kombëtaren e Kosovës, pas ndeshjes shkoi në zhveshtore tek lojtarët për të festuar këtë fitore të madhe. “Djem e keni kënaqur një komb, secili prej jush ka luajtur më shpirt. Sot keni bërë histori”, tha Veseli.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në tribunë para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës, transmetoi RTK. Nënkryetari serb i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq, është alivanosur në tribunë. Ai ka pësuar sulm dhe në ndihmë i ka dalë Bekim Haxhiu – ish- nënkryetar i FFK-së dhe mjek me profesion. Joviq është dërguar me urgjencë në njërin nga spitalet e Sofies, por që ende nuk dihet gjendja e tij.
Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit...
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..
Ansambli bullgar i përbërë nga Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi titullin e gjithanshëm në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Medalja e argjendtë i shkoi kampiones aktuale..
Rosica Dençeva pati një fillim të shkëlqyer në Kampionatin e Hapur të Francës. Në njëshe për vajza, ajo mundi Kristina Peniçkova nga Shtetet e Bashkuara,..