Gjatë vitit 2018 çmimi mesatar për një dynym tokë bujqësore është 481 euro. Rritja është me 7.9 për qind në krahasim me vitin 2017. Te fushat rritja e çmimit është me 12.6 për qind, përderisa për sipërfaqet me bar është ulur me 16.8 për qind. Më i lartë është çmimi i tokës bujqësore në rajonin jverilindor - 688 euro për një dynym, derisa në rajonin juglindor mbetet pothuajse pa ndryshim. Ka ulje të çmimit të tokës bujqësore në rajonin jugperëndimor - me 53.4 për qind, në rajonin veriperëndimor 4.5 për qind , në atë verilindor – me 4 për qind. Gjatë vitit 2018 çmimi mesatar i rentës për një dynym arriti 24.5 euro, domethënë shënoi rritje me 4.4 për qind. Më i lartë është çmimi i rentës në rajonin verilindor 35 euro për dynym. Rritje të çmimit të rentës ka në të gjitha rajonet me përjashtim të rajonit jugor qendror.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..