Më 13 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje fillon punimet Kongresi i Gjashtë Botëror i Agjencive të Informacionit. Brenda 3 ditëve – deri më 15 qershor, përfaqësues të më se 100 shteteve dhe më se 120 mediave do të diskutojnë të ardhmen e lajmeve në kushtet e hapësirës së sotme mediatike. Kongresi organizohet nga Këshilli Botëror i Agjencive të paraqitur nga liderët më të mëdhenj të informacionit si Rojters, Asoshejtet Pres, Tajms, TASS, Frans Pres, Sinhua etj. Me ndihmën e Agjencisë Telegrafike Bullgare, programi i larmishëm i forumit parashikon që pjesëmarrësit jo vetëm të njihen me mediat bullgare, por edhe të takohen me përfaqësues të klasës politike bullgare, të realizojnë kontakte me shoqërinë bullgare dhe të njihen me folklorin, kulturën dhe traditat tona. Ditën e fundit parashikohet vizitë në Kryeqytetin Evropian të Kulturës – Pllovdiv.
Mendoj, që në se do të përfitojmë nga kjo veprimtari, do të jetë shumë mirë për shtetin – theksoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Maksim Minçev, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare dhe shtoi: - Nga njëra anë është i përqendruar një vëmendje e madhe mediatike, ndërsa nga ana tjetër Bullgaria do të hyjë në informacione të shumta. E larmishme është paleta e pjesëmarrësve. Për mua është shumë interesant njeri prej miqve tanë – shkrimtari, gazetar dhe filozof me famë botërore Erik Uajnër (Eric Weiner). Vetëm në Bullgari librat e tij kanë një tirazh njëqindmijësh. Para të gjithë pjesëmarrësve ai do të flasë për gjeografinë e mençurisë.
Pritet pjesëmarrësit të diskutojnë zhvillimin e rrymës së informacionit. E ardhmja e tij lidhet me ndryshimet e mëdha strukturore dhe teknologjike në mediat – internet, rrjetet sociale, intelekti artificial. Ata kërcënojnë ekzistencën e vet profesionit të gazetarit – theksoi Maksim Minçev. Sipas tij mungesa e rregullave në hapësirën mediatike dhe interpretimi i lirë i informacionit mediatik janë shkak për lajme të rreme:
Pak ose shumë ato tema ishin dhe vazhdojnë të jenë objekt i shumë diskutimeve dhe i konferencave në Bullgari. Megjithëkëtë nuk mund të gjejmë përgjigjen e saktë të pyetjeve. Është e dukshme, që intelekti artificial është gati të hyjë në mediat. Personalisht unë mendoj se nuk jemi gati, sepse ai është një gjë e panjohur. Vitet e fundit jo vetëm gazetaria e agjencive me specifikën e saj, por tërë profesioni po ndryshohet. Ndryshohet tërë infrastruktura e mediave. Gjithçka është shumë dinamike dhe ngandonjëherë ndryshimet realizohen brenda një muaji, jo brenda dekadave, siç ishte më parë.
Sipas drejtorit të Agjencisë Telegrafike Bullgare, pas rënies së Murit të Berlinit filloi një deshtetëzim i mediave në mbarë Evropën dhe të parët të cilët alarmojnë, se ky është një qëndrim i gabuar janë vendet e Evropës Perëndimore.
Media publike ka vendin e vet, ndërsa në vendet tona nga Blloku i Lindjes media shoqërore është jashtëzakonisht e nevojshme për shoqërinë. Në se udhëhiqemi nga interesi tregtar, reklamat dhe ligjet e fitimit, mund të dalë, se kemi privuar nga mundësia të disponojmë informacion real për shkak të karakterit subjektiv të politikës private, tha në përfundim Maksim Minçev.
Adaptuar për Radio Bullgarinë: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria mban vendin e 13-të në Indeksin e Pasaportave “Henley” , duke u ngjitur me 8 vende në 10 vitet e fundit, sipas faqes së internetit të kompanisë konsulence për shtetësi dhe qëndrim "Henley & Partners" me seli në Londër. Indeksi..
Shoqata e Shkollave Bullgare Jashtë Vendit po mban konferencën e saj të 18-të vjetore në Veliko Tërnovo. Forumi më i madh vjetor i organizatës, i cili zhvillohet me moton "Të mësojmë duke luajtur. Të luajmë duke mësuar!", bashkon anëtarët e saj..
Demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë themelet e diplomacisë bullgare. Ajo shpesh vepron në një spektër më të padukshëm të jetës socio-politike dhe në historinë e saj të gjatë ka qëndrueshmëri dhe vazhdimësi. Kjo u..
Agjencia e Punësimit po aplikon në kuadër të programit "Zhvillimi i Burimeve Njerëzore", pjesë e masës "Unë Zgjedh Bullgarinë". Qëllimi i..
Si çdo vit, të shtunën e dytë të muajit gusht fillon sezoni i gjuetisë për thëllëzën, pëllumbin e egër, turtullin dhe në përgjithësi për speciet..
Është gjithmonë bukur dhe frymëzuese kur flasim për talentet bullgare në mbarë botën. Dhe është edhe më frymëzuese kur bëhet fjalë për fëmijët. Në një..