Javën e kaluar biseduam me homologun Zoran Zaev, se me gjuajtësit e rinj, të cilët do të blejmë, do të mbrojmë edhe hapësirën qiellore të Maqedonisë së Veriut. Këtë e tha kryeministri bullgar Bojko Borisov në poligonin Novo Sello, ku ishte për të parë stërvitjen ushtarake ndërkombëtare. Ndërkohë zëdhënësi i qeverisë maqedonase Muamet Hoxha komentoi pozitën kritike të ministres së jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva për punën e komisionit të përzier për çështjet e diskutueshme historike. Shpresojmë që komisioni do të gjejë zgjidhje në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë midis dy shteteve, komentoi zëdhënësi.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..