Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësit kanë nevojë për 327 mijë punëtorë për 12 muajit e ardhshëm

Foto: arkiv

Kuzhinierë, ndërtues, marangozë dhe rrobaqepës janë ndër kuadrot më të kërkuar nga biznesi sipas një anketimi të Agjencisë së Punësimit. Punëdhënësit kanë nevojë për më se 327 mijë punëtorë dhe specialistë për 12 muajit e ardhshëm. Më se gjysma e vendeve të lira janë për specialistë dhe për personel të kualifikuar. Biznesi kërkon edhe më se 70 mijë veta me arsim të lartë. Specialitetet më të kërkuar janë mësues, inxhinierë makinash, mjekë, infermiere dhe shoferë. Sipas biznesit vështirësi më serioze ka kur kërkohen operatorë makinash, shitës, programues, ndërtues. Vetëm 3 për qind e menaxherëve thonë se do të shkurtojnë nëpunës. Deficit më të madh të krahut të punës ka në Sofje, Varnë, Plovdiv, Ruse dhe Pleven.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stojan Mavrodiev

Gjykata e Apelit konfirmoi urdhrin evropian për arrestin e një ish-drejtori të BBR

Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan Mavrodiev. Kërkesa kundër ish-drejtorit ekzekutiv të Bankës Bullgare për Zhvillim (BBR) në pronësi të..

botuar më 24-12-03 2.01.MD

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin 2023

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...

botuar më 24-12-02 7.35.MD
Borisllav Sarafov

Prokuroria dhe Ministria e Brendshme shpallën zero tolerancë ndaj dhunës në ambiente publike

Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..

botuar më 24-12-02 4.05.MD