Bashkësia historike bullgare në Argjentinë gjatë këtyre ditëve është objekt i vëmendjes në një nga hapësirat kulturore të kryeqytetit - salla “Profesor Vasill Gerov” të Fondit Kombëtar “13 shekuj Bullgaria”. Në praninë e miqve të shumtë Nënpresidentja Jotova, nën patronazhin e së cilës është organizuar ngjarja, prezantoi krijimtarinë kureshtare të bullgarëve, të cilët e kanë kaluar të gjithë jetën e vet në Argjentinë, por pavarësisht nga kjo janë lidhur me atdheun.
Një nga këta bullgarë, Stella Sidi është autore e një ekspozite fotografike me moto “Një vizitë të botës për 270 ditë”, që zgjon kureshtje ndaj personalitetit dhe historisë së një gruaje, e cila ka emigruar bashkë me familjen e vet në Argjentinë gjatë vitit 1941, kur ajo është mezi 3 vjeçe. Ekspozita është mjaft emocionuese, sepse tregon për udhëtimin dramatik përmes oqeanit, të përmbushur me shumë peripeci dhe dramatizëm, por njëkohësisht me një fund të lumtur. Në Argjentinë Stella Sidi përfundon Shkollën Kombëtare të arteve në Buenos Aires dhe rritet dhe formohet si personalitet i madh dhe i njohur aty. “Në Buenos Aires mbeten prindërit e saj, aty ajo krijon, zhvillohet, ka familje , karrierë, të ardhme në një vend të shkëlqyer” - tha gjatë hapjes së ekspozitës Ilijana Jotova:
“Mund të përfytyroni për një fëmijë kaq të vogël se cilat kanë qenë përshtypjet e tij dhe se çfarë bëhet, kur vite më vonë ajo gjen ditarin e nënës së saj, të shkruar në frëngjisht. Në një pjesë nga ftesa shikohen faqe të shkruara me dorë nga ditari i nënës së saj, e cila ka përshkruar përjetimet dhe vështirësitë, me të cilat ata janë ndeshur, kur është dashur që të arrijnë deri në Argjentinë. Janë të lidhura me rreziqet të shumta, tensione dhe frikësime reale për jetën dhe sigurinë e tyre. Shikojmë sesi një histori e tillë jetike gjen pasqyrimin e vet në një lloj arti të veçantë, në të cilin fotografia gërshetohet me pamjet artistike, me mjete të tjera shprehëse, që të mundet në fund të fundit të jetë kaq shprehëse dhe emocionuese.”
Në bazë të të dhënave statistike, në këtë moment në Argjentinë jetojnë rreth 3 mijë qytetarë bullgar, por, më shumë se 40 mijë veta, sipas burimeve diplomatike, përcaktohen si trashëgimtarë të emigrantëve që nga shekulli i 19:
“Atëherë aty mbërrijnë bullgarët e parë, dhe jo vetëm që mbërrijnë, por dhe janë pionierët për një pjesë nga regjionet dhe krahinat e këtij vendi të madh, ku siç lexojmë në kujtimet e tyre, i kanë bërë rrugë vetes përmes xhunglës , që të ndërtojnë shtëpitë e veta, të gjejnë mënyrën e jetesës dhe të mund të rregullohen dhe të sistemohen. Një pjesë e madhe prej tyre kanë menduar se, kjo është gjë e përkohshme, se një ditë do të mund të kthehen në Bullgari pasi kanë fituar para të shumta. Se në Bullgari do të risin fëmijët e vet dhe do të jetojnë. Mjerisht një pjesë e madhe prej tyre, kurrë më nuk e shikojnë atdheun. Të tjerë kthehen përkohësisht në Bullgari, por pas kësaj përsëri nisen për aty”.
Vjet, gjatë një takimi me Ruzhka Nikollovën nga Argjentina, e cila është mbajtëse e titullit “Bullgarja e vitit 2018”, zëvendëspresidentja Jotova dëgjon për herë të parë emrin e doktorit Horhe Miçoff. Në fund të karrierës së vet doktori shkruan libër me tregime të shkurtra tërheqëse, të cilat përmbajnë mendime filozofike, e cila po kështu u prezantua nga Iljana Jotova:
“Biografia e tij, kujtimet, botëkuptimi i tij janë të mbledhur në një libër. Ai jo rastësisht quhet “Mjekë”, sepse në të bëhet fjalë për Horhe Miçoff, kurse pas këtij emri qëndron Gjeorgji Miçov, i cili ka lindur në Borovan gjatë vitit 1929, i cili përmes peripecive të shumta emigrantësh arrin deri në Buenos Aires dhe aty një jetë të tërë ka punuar këtë, të cilën ne sot e quajmë” mjekë familjar”. Interesante janë temat e rasteve të ndryshme nga praktika e tij, të cilat i tregon në libër. Në parathënien, e shkruar nga bashkatdhetaria tonë Ruzhka Nikollova, tregohet për historinë e emigracionit bullgar në Argjentinë nga shekulli i 19. Dua që ta falënderoj Agjencinë Shtetërore për bullgarët jashtë shtetit, e cila pavarësisht se ka para mjaft modeste, menjëherë u përgjigj se, ky libër duhet të shikojë dritë të bardhë dhe kjo u bë për disa muaj.”
Foto: BTA, BGNES
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..