Në poligonin stërvitës “Novo Selo” po zhvillohet etapa e fundit e stërvitjes taktike “Strike Back 2019” me pjesëmarrjen e më shumë se 600 ushtarëve nga forcat tokësore dhe ajrore të Bullgarisë bashkë me kolegët e tyre nga SHBA-ja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Ekzekutimi i detyrave karakteristike për një operacion mbrojtës bashkëkohor vëzhgohet nga Presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bullgarisë Rumen Radev, nga ushtarët e lartë nga vendet-pjesëmarrëse, ambasadorët dhe atashetë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..