Gjatë vitit 2018 numri i refugjatëve ka arritur 25,9 milionë në një përpjesëtim botëror – thuhet në raportin vjetor “Tendenca globale” të Agjencisë së OKB-së për refugjatët. Statistika e thatë për Bullgarinë tregon se gjatë vitit 2018 një mbrojtje kanë kërkuar 2 536 person, kurse vetëm deri në muajin prill të këtij viti numri i tyre është 416. Pas çdo një, qëndron një jetë njerëzore, fate dhe ëndrra.
“Në shoqërinë bullgare ekzistojnë frikësime, të cilat janë shkak për stereotipa të ndryshme dhe bile dhe gojëdhëna, lidhur me refugjatët – thotë Borisllav Grozdanov nga Agjencia e OKB-së për refugjatët në Bullgari. Çdo vit ne kryejmë një sondazh përfaqësues në mesin e shoqërisë bullgare për qëndrimet lidhur me refugjatët dhe njerëzve që kërkojnë mbrojtje. Në bazë të studimit tonë të bërë gjatë vitit 2018 mund të them, se një nga frikësimet bazë është i lidhur me kriminalitetin dhe terrorizmin, por gjatë 5 vjetëve të fundit nuk ka rast të ndonjë refugjati, i cili të jetë i lidhur me ndonjë akt të ngjashëm në Bullgari.”
Me çfarë ndeshen refugjatët dhe çfarë përpjekjesh bëjnë për një përshtatje më të lehtë?
“Përpara çdo njërit i cli kërkon mbrojtje qëndron një sfidë: ai nuk e di gjuhën tonë, nuk e njeh aparatin shtetëror. Ne punojmë në drejtim të kësaj që ai të përshtatet drejt, kemi bërë filma, të cilat janë të përkthyera në të gjitha gjuhët e njerëzve të strehuar, të cilët tregojnë, se çfarë duhet të dihet për vendin, për orientimin kulturor dhe për procedurën të cilën e kalojnë, kemi siguruar dhe një arsimim në gjuhën bullgare – sqaron Janita Manollova, drejtoresh në Drejtorinë “Një veprimtari sociale dhe përshtatje” në Agjencinë Shtetërore për Refugjatët pranë Këshillit të Ministrave. Procedura zgjat midis 3 dhe 6 muajve. Pas muajit të tretë marrin dokument , me të cilin mund të marrin pjesë në tregun e punës. I informojmë për mundësitë, të cilat ofrohen në varësi nga kompetenca, arsimi, stazhi profesional dhe dëshira e tyre të punojnë në cilëndo fushë që të jetë.”
Një nga fushat me prioritet në punën e Agjencisë Shtetërore për Refugjatët janë fëmijët. “Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që fëmijët të dinë gjuhën bullgare dhe të arsimohen” – nënvizon Janita Manollova.
Në qendrat e Agjencisë Shtetërore për Refugjatët janë të përshtatur dhoma të specializuara, në të cilat fëmijët të mund të ndajnë frikësimet e veta si dhe dëshirat, janë ndërtuar dhe “zona të sigurta” me një prani 24 orësh të psikologëve, pedagogëve dhe punonjësve social.
“Jemi në një partneritet dhe me dikastere të tjera dhe me organizata joqeveritare. Për vit marrim pjesë në konkursin “Me sytë e mia pash fatkeqësinë” të drejtorisë së kryeqytetit “Siguri nga zjarri”, kemi marrëveshje të firmosura me Universitetin e Sofjes dhe me Universitetin e Ri Bullgar. Refugjatët janë njerëz, të cilët ikin për shkak të konfliktit të armatosur ose për ndonjë shkak tjetër, duke kërkuar një jetë më të mirë. Dhe ne bëjmë çdo gjë të domosdoshme, që të tregojmë mikpritjen tonë dhe tolerancën” – është më se kategorike Janita Manollova.
“Misioni tonë është që ta shënojmë këtë ditë dhe të tregojmë një ndjeshmëri ndaj njerëzve në nevojë, të shprehim respektin tonë ndaj guximit të tyre të braktisin shtëpitë e tyre dhe të marrin rrugën drejt së panjohurës. Ne nuk e quajmë festë, sepse nuk festojmë faktin se njerëzit janë refugjatë dhe këtë se ka refugjatë nëpër botë – nënvizon Martina Rajçinova nga “Karitas”. Sot ne duam të tregojmë guximin e fëmijëve në këto momente të vështira, ti detyrojmë të ndihen krenarë nga ajo të cilën e kanë arritur. Kemi përgatitur dhe disa video me histori të njerëzve, të cilët tanimë janë integruar në Bullgari.”
Ngjarje interesante ka përgatitur dhe Agjencia e OKB-së për refugjatët.
“Nisëm një fushatë, e cila do të ofrojë informata dhe fakte kureshtare, lidhur me refugjatët – sqaron Borisllav Grozdanov. Zyrtarisht hapim një fotoekspozitë inter aktive të Nikollaj Stojanovit dhe Fani Bëçvarovës “Identitet” me histori të 10 refugjatëve dhe njerëzve, të cilët kërkojnë mbrojtje, nga Siria, Iraku, Afganistani, Irani dhe Mali. Në sajë të aplikimit mobil, fotografitë gjallërohen në një tregim në video dhe njeriu nga fotografia tregon se kush është, nga vjen, dhe se përse do që të mbetet në Bullgari, cilat janë ëndrrat dhe ambiciet e tij. Kur i shikon historitë e tyre, e kupton se ka gjëra të shumta të përbashkëta midis nesh dhe këtyre njerëzve, të cilët ikin nga lufta dhe konfliktet.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Agjencia Shtetërore për Refugjatët pranë Këshillit të Ministrave
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..