Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ditën e Enjos triumfon njeriu në harmoni me dritën dhe me natyrën

Foto: BGNES

Më 24 qershor Kisha Ortodokse Bullgare nderon lindjen e njërit prej shenjtorëve më të nderuar dhe martir për besimin - Joan Pagëzuesin. Në kalendarin popullor festa quhet dita e Enjos dhe është  lidhur me diellin, ujin dhe tokën.

Data përkon me solsticin e verës, prandaj në ditën e Enjos njerëzit shikojnë dritën qiellore dhe mundohen të zbulojnë se çfarë u paracakton ajo për jetën e tyre. Një nga gojëdhënat tregon se, në këtë ditë njeriu duhet ta presë mëngjesin i zgjuar, sepse vetëm në këtë ditë dielli “dridhet”, “luan” në qiell dhe në qoftë se e shikon një gjë të tillë do të jesh i shëndetshëm gjatë gjithë vitit. Përsëri sipas përfytyrimeve popullore, në ditën e Enjos fillojmë të ecim drejt dimrit. Besohet se , përpara se të “niset drejt dimrit” dielli lahet në liqenet dhe lumenjtë, kështu e bën ujin shërues dhe prandaj përpara lindjes së diellit çdo një duhet të lajë fytyrën në një ujë rrjedhës ose të rrotullohet në vesë për shëndet.

Sipas gojëdhënave dhe legjendave bimët e këputura përpara lindjes së diellit në ditën e Enjos janë më shëruese. Mendohet se, bimët e mbledhura duhet të jenë 77 copë e gjysmë, sepse sipas popullit kaq janë sëmundjet nëpër botë, kurse gjysma është ajo bimë e cila shëron sëmundjen pa emër.

Dita e Enjos është një festë e pritur dhe e gëzueshme në fshatin e rrethit të Sofjes Dollni Bogrov. Aty gratë vishen në këmisha të bardha dhe herët në mëngjes nisen të mbledhin bimë, të cilat në rajon janë shumë të larmishme. Rumjana Krëstanova, e cila çdo vit organizon përgatitjen e festës, thotë se ideja të rilindin traditat e vjetralidhur me festën, lind tepër spontanisht përpara disa vjetëv , kurse që atëherë interesi ndaj tyre është gjithnjë e më i madh.

Foto: arkiv personal“Ne vendosëm kështu, për shaka të mblidhemi gratë në fshat dhe të vishemi sipas treditave popullore në këtë ditë. Me qenë se kemi shumë barna mjekësore rreth fshatit, mblodhim shumë prej tyre dhe kështu fringjallim traditën çdo vit. Lidhim tufa me lule për shëndet, unë shkoj nëpër rajon dhe dhurojmë nga një tufë për shëndet bile dhe njerëzve të panjohur. Thurim kurora, një e vendosim mbi derën e vatrës së kulturës së fshatit. Çdo një kalon nën kurorë dhe merr nga tufat të cilat i kemi bërë. Festa na përmbush me një gjendje shumë të mirë shpirtërore. Çdo një kërkon që të fotografohet me ne me lulen dhe me kurorën të cilën e kemi thurur me bimë. Ajo bëhet shumë e madhe. Kështu që të mund të mbulojë derën hyrëse të vatrës së kulturës nga lart deri poshtë. Bimët, të cilat i mbledhim nga fusha janë të shumta, që të mund të ketë për të gjithë fshatin tonë dhe për të gjithë rajonin. Shkojmë në rajonin e Kremikovos dhe aty po kështu ka gra, të cilat e riprodhojnë ashtu si ne traditën. Aty vajzat tona, të veshura në këmisha të bardha marrin kaçilet me bimë të cilat i kemi sjellë dhe kështu shkojnë dhe u dhurojnë buqeta njerëzve. Prej viteve bëjmë kështudhe fqinjët tanë nga Kremikovci tanimë na njohin dhe na presim që ti vizitojmë”.

Sipas traditës folklorike, riti i mbledhjes së bimëve dhe lidhja e tufave në ditën e Enjos nuk lejon praninë e meshkujve , për shkak të sekretit lidhur me parashikimet dhe thirrjet/ nanurisjet/ . Në fund të ditës lulet dhe bimët e ritit vendosen nëpër vende të ndryshme të shtëpisë. Besohet se, në qoftë se janë të mbledhura në ditën e Enjos, ata ruajnë vetitë e veta për shërim gjatë gjithë vitit. Paraardhësit tanë i kanë njohur mirë dhe kanë provuar vetitë e bimëve shëruese , të cilat i kanë mbledhur në fushat e fshatit. Nderimi i bullgarit ndaj bimëve dhe forcës së natyrës është e lidhur në mençurinë popullore, se për çdo një dhimbje ka dhe bimë e cila mundet ta shërojë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD