Azerbajxhan beson se qendra bullgare e shpërndarjes së gazit “Ballkan” do të ndihmojë furnizimin me gaz natyror jo vetëm të Bashkimit Evropian, por edhe të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, tha në Baku Ministri i jashtëm i Azerbajxhanit Elmar Mamadjarov, i cili u takua me homologen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva. Të gjitha projektet në degën e energjetikës zhvillohen brenda afateve të paracaktuara dhe Bullgaria është një pikë e rëndësishme e transitit të gazit, tha Mamadjarov. Mendoj se Korridori Jugor i Gazit është i rëndësishëm për tërë regjionin, jo vetëm për vende të ndryshme. Lidhja ndërsistemore e gazit Bullgari-Greqi do të na sigurojë diversifikim të vërtetë energjetik. Po punojmë për realizimin e projektit për qendrën shpërndarëse “Ballkan” dhe për konektivitetin e rrjetit tonë energjetik me të gjitha shtetet fqinje, i shpjegoi mikpritësit Ministrja Zaharieva.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..