Opozita përsëri fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Stamboll
Presidenti turk Rexhep Erdogn pësoi humbje të rëndë pasi kandidati i Partisë Republikane të Popullit Ekrem Imamoglu për herë të dytë fitoi zgjedhjet për bashkinë e Stambollit . Këtë herë fituesi mori 54 për qind të votave kundër 45 për qind për kandidatin e përkrahur nga Erdogani Binali Yildirim. Analistët komentojnë se kjo është diçka më shumë se një fitore në zgjedhjet vendore. Vetë Erdogani jo një herë ka nënvizuar se “kushdo që fiton Stambollin, fiton Turqinë”.
Turqia është shteti me më shumë refugjatë në botë
Agjencia e OKB-së për Refugjatët bëri të ditur se për vitin e pestë me radhë Turqia është shteti që u ka ofruar strehim më shumë refugjatëve, të cilët kërkojnë shpëtim nga luftërat apo nga persekutimi. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë refugjatët në territorin e saj janë 4,9 milionë. Ankaraja llogarit se deri tani ka harxhuar 40 mlrd. dollarë amerikanë për ta përballuar krizën, kurse nga jashtë ka marrë vetëm 6 miliardë dollarë në formën e ndihmës. Pas Turqisë në listë me më shumë refugjatë renditen Pakistani, Uganda, Sudani dhe Gjermania.
Aleksis Tsipras: Maqedonia i ka plotësuar kriteret për negociata me BE
Kryeministri grek Aleksis Tsipras deklaroi në një intervistë televizive se shtyrja e negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut në BE nuk është për shkak të moskryerjes së reformave të kërkuara, por për shkaqe procedurale. Sipas Tsiprasit krerët e shteteve-anëtare të BE-së janë të mendimit se gjatë tetorit do të fillojë procesi i aderimit, sepse Maqedonia e Veriut i ka zbatuar kriteret dhe reformat e domosdoshme.
Shkupi: Nuk ka përparim nëse BE nuk njeh angazhimin tonë
Ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë Nikola Dimitrov paralajmëroi në Konferencën Ministrore për Ballkanin Perëndimor në Stokholm se në se Maqedonia e Veriut nuk fillon negociata për aderim gjatë këtij viti, kjo do të thotë se nuk ka perspektivë evropiane pas çdo gjëje që është arritur gjatë dy vjetëve të fundit. “Nëse në tetor nuk ka vendim, nëse sërish e shtyjnë vendimin, duhet ta pranojmë se nuk ka perspektivë evropiane. Fatkeqësisht nuk kemi alternativë tjetër. Kështu që mundësitë për sukses në tetor janë optimiste dhe nuk e kemi luksin ta lëshojmë këtë mundësi”, tha Dimitrov. Ndërkohë Presidenti Stevo Pendarovski tha se është optimist dhe pret se Bashkimi Evropian do ta drejtojë vëmendjen e vet te negociatat me Maqedoninë e Veriut jo më vonë se tetori i këtij viti.
Prishtina parashikon një zhvillim të rrezikshëm të marrëdhënieve me Beogradin
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se në se sivjet nuk arrijmë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e të dyja vendeve do të hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe do të çojnë në destabilizim të regjionit. Presidenti nënvizoi se situata aktuale dhe zhvillimet e fundit nuk japin shpresë dhe nuk zhvillohen në drejtim pozitiv.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..