Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova niset sot për një vizitë pune në Mal të Zi. Deri në ditën e premte ajo do të zhvillojë takime me presidentin Millo Xhukanoviç, me kryeministrin Dushko Markoviç, me ministrin e punëve të jashtme Sërxhan Darmanoviç, si dhe me negociatorin kryesor për aderimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian - Aleksandër Dërljaviç. Jotova do të jetë zëdhënësja kryesore në konferencën ndërkombëtare “Gjeopolitika dhe Ballkani Perëndimor: vështrim nga regjioni” në të cilën do të marrin pjesë deputetë, ekspertë nga Bullgaria, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..