Ka potencial të madh për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e energjetikës, ku Rusia dhe Bullgaria janë partnere tradicionale. Këtë e tha Kryetarja e Kuvendit Popullor bullgar Cveta Karajançeva në fjalinë e saj para anëtarëve të Këshillit të Federatës të Asamblesë Federale të Rusisë. Karajançeva shtoi se bashkëpunimi në energjetikë duhet të vazhdojë në kushtet e respektimit të disa parimeve: dobi praktike për të dyja palët, transparencë, siguri të furnizimeve dhe çmime të formuara në bazë të kushteve tregtare. Ajo nënvizoi se Bullgaria e përkrah mundësinë për degëzimin e gazsjellësit “Rryma Turke” përmes territorit të Bullgarisë në kontekstin e krijimit të qendrës regjionale shpërndarëse të gazit “Ballkan”. Kështu do të arrijmë diversifikim real të furnizimeve dhe çmime konkurruese, shtoi ajo.
Më vonë gjatë takimit të Karajançevës me Kryetarin e Dumës Shtetërore Vjaçeslav Volodin ajo deklaroi se Bullgaria ka interes për aktivizimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet të dyja vendeve në bazë të pragmatizmit dhe dobisë së ndërsjellë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..