Sofja është mikpritësja e konferencës regjionale për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër fëmijëve, organizuar nga Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, UNICEF, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizatat joqeveritare. Marrin pjesë mbi 140 ekspertë prej 10 shteteve në regjion, si dhe pedagogë të autoritetshëm nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bullgaria. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë pothuajse 1 miliardë të mitur kanë pësuar dhunë emocionale ose seksuale gjatë vitit 2017. Sipas të dhënave të autoriteteve bullgare në vend, vjet afro 5 mijë fëmijë kanë vuajtur prej krimeve, kurse në shkolla ka pasur 3 mijë e 600 raste të agresioni.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..