Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krasimir Karakaçanov: S’ka mundësi që specialistë rusë të meremetojnë avionët gjuajtës Su-25

Krasimir Karakaçanov
Foto: BTA

Zëvendësministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov hodhi poshtë mundësinë për meremetimin e avionëve Su-25 të Forcave Ajrore Bullgare nga specialistët rusë. Paratë për këtë qëllim tashmë i janë paguar Bjellorusisë në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar. Sipas tij mosmarrëveshjet e lidhura me këta avionë duhet të zgjidhen dhe më në fund avionët të riparohen, sepse njëri prej tyre tashmë nuk mund të përdoret.

Para disa ditësh në takimin e saj me Ministrin e punëve të jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov Kryetarja e Kuvendit popullor Cveta Karajançeva tha se shteti ynë u drejton ftesë specialistëve rusë që të përfshihen në meremetimin e avionëve bullgarë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borisllav Sarafov

Prokuroria dhe Ministria e Brendshme shpallën zero tolerancë ndaj dhunës në ambiente publike

Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..

botuar më 24-12-02 4.05.MD

Sulmi kundër Teatrit Kombëtar tërhoqi vëmendjen e Parlamentit Europian

Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës  "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..

botuar më 24-12-02 1.57.MD

Presidenti hapi edicionin e 22-të të "Krishtlindjeve Bullgare"

Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..

botuar më 24-12-02 1.37.MD