Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk mund t’i ndalojë makinat dizel

Ministri Neno Dimov
Foto: BGNES

Ministri i mjedisit dhe ujërave Neno Dimov tha se Bullgaria nuk mund të ndalojë importin e automjeteve me motor dizel. Fjalët e tij janë lidhur me ndalimin që po përgatitet për importin e automjeteve dizel, të cilat nuk i plotësojnë standardet e emetimit Euro 4 që nga 1 janari 2021. Ministri Dimov argumentoi pozitën e tij me faktin se 9 shtete, në këtë numër dhe Bullgaria, kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që të gjejë një zgjidhje të problemit me makinat dizel, sepse ndalimi i eksporit të tyre është një kufizim, i cili nuk është në përputhje me parimin për lëvizje të lirë të mallrave.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD

Prokuroria Evropiane kreu kontrolle në katër qytete për mashtrim të dyshuar me fonde evropiane

Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..

botuar më 24-11-22 1.15.MD