Ballkani Perëndimor mbetet në rendin e ditës të BE-së, deklaroi Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva gjatë diskutimit të theksave të Presidencës finlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian. Zaharieva komentoi se Helsinki do të kryesojë Këshillin në një periudhë të vështirë, sepse detyra më urgjente është ndryshimi i përbërjes së KE-së, por ajo është e bindur se shteti do ta përballojë situatën. “Finlandezët janë të mirënjohur me këtë se mund të arrijnë kompromise. Janë të shquar dhe me pragmatizmin e tyre verior dhe me përkushtimin në idenë evropiane”, tha Ministrja. Zaharieva shprehu kënaqësi për praninë e temës së Ballkanit Perëndimor në programin e Presidencës finlandeze dhe kërkoi që negociatat për aderimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të mos shtyhen për muajin tetor.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..