Dy fabrika ilegale për cigare ishin kontrolluar në rajonin e qytetit Plovdiv – në fshatrat Trud dhe Rëzhevo Konare. Në Trud po ndodhen kryeministri Bojko Borisov dhe nënkryetari i Prokurorisë Ivan Geshev, kështu edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivajllo Ivanov. Kryeministri informoi se fabrika atje ka prodhuar cigare me cilësi shumë të lartë me marka të njohura botërisht dhe prodhimi ka dëmtuar buxhetin me rreth 7,5 miliona euro pë rmuaj. Puna në fabrikë ka qenë organizuar shumë mirë dhe të gjithë punëtorët kanë qenë njerëz nga Moldavia dhe Ukraina. Sipas Borisovit në të janë investuar të paktën 5 miliona euro.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..