Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punësimi i të rinjve me arsim të lartë në Bullgari është më i madh se mesatari për BE

Foto: arkiv

Pothuaj 85% prej të rinjve, të cilët vitin e kaluar kanë mbaruar arsimin e tyre të lartë në Bullgari kanë gjetur punë dhe po përdorin me sukses dijet e fituara në universitet, tregon analiza e Eurostatit për punësimin e njerëzve me arsim të lartë në Evropë për vitin 2018. Norma mesatare e punësimit të këtyre njerëzve në BE është 83%, kurse më e larta e regjistruar gjatë vitit të kaluar është ajo në Maltë (97%), në Gjermani dhe Holandë (95%). Sipas statistikës kombëtare  gjatë vitit 2018 në Bullgari më shumë studentë kanë mbaruar specialitetin “Administrim Biznesi”, kurse më pak – “Gjuhë të huaja” dhe “Drejtësi”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës në rajonet lindore do të ketë ende vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 25-04-15 7.40.MD

DPS-DPS vendos nëse do të vazhdojë të mbështesë qeverinë

Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës së dytë të mosbesimit ndaj kabinetit Zheljazkov mbi temën e korrupsionit. Para takimit, deputetja..

botuar më 25-04-15 6.48.MD
Sheshi i Centralit

Bullgaria hoqi dorë nga shitja e reaktorëve të Centralit Atomik “Belene”

Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..

botuar më 25-04-15 3.37.MD