Siguria në Bullgari është relativisht e qëndrueshme. Nuk ka grupe të mëdha kriminale dhe struktura kombëtare mafioze, tha ministri i brendshëm Mlladen Marinov gjatë hapjes së konferencës për kundërvënien e kriminalitetit të organizuar. Mlladenovi shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme i ka kufizuar tregjet kriminale dhe rreziqet dhe ka pakësuar mundësitë për financimin e grupeve kriminale. Në vitin 2018 në Bullgari janë zbuluar katër fabrika jolegale për prodhimin e cigareve , kurse në vitin 2019 janë sekuestruar 33 mln. copë cigare ilegale. Sa i përket trafikut të narkotëkëve, ministri deklaroi se Sofja po punon me sukses me autoritetet e huaja dhe shembulli i fundit pozitiv është kalanli i zbuluar i trafikut të heroinës nëpërmjet korrierëve bullgarë me transport ajror dhe narkotikët e sekuestruar në këtë aksion janë rreth 40 kilogramë.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..