Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Heronjtë e dashur dhe të preferuar të fëmijëve” është motoja e festivalit të skulpturave prej rëre në qytetin Burgas

Foto: sandfestburgas.com

Festivali i skulpturave prej rëre po zhvillohet për herë të 12-të në qytetin Burgas. Sivjet në të marrin pjesë vetëm mjeshtër bullgarë, kurse motoja është “Heronjtë e dashur dhe të preferuar të fëmijëve”. Ky është një festival i përqendruar mbi detajin, thonë mjeshtërit.

Ognjan Petkov, një nga doajenët e forumit të rërës në qytetin Burgas thotë se e pëlqen idenë e festivalit, sepse çdo një hero nga përrallat e fëmijëve është shumë i dashur për fëmijët dhe të rriturit, çdo një njeri i  ka në zemër. “Dua që çdo një fëmijë të shikojë Pipin brenda vetvetes dhe e provokoj  atë që të lexojë librin” – thotë Ognjan.

Për festivalin janë sjellë 400 tonë rërë lumore më shumë se sa ishte përdorur vitin e kaluar, përgatitja ka zgjatur 6 muaj, 15 ditë piktorët i kanë formuar figurat në vapën e qytetit detar dhe vetëm 3 muaj banorët e Burgasit dhe mysafirët mund t’i shikojnë – shpjegojnë organizatorët. Sipas fjalëve të tyre tani për tani vetëm mund të ëndërrojmë që këto skulptura përrallore të mbeten dhe hapësira rreth tyre të zhvillohet dhe të zgjerohet çdo verë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD
Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD