”Greenpeace” – Bullgaria dhe organizata ekologjike “Për Tokën” përshëndesin hapin vendimtar të Bullgarisë të përkrahë qëllimin e përbashkët për ekonominë neutrale të karbonit të Bashkimit Evropian deri në vitin 2050. Kjo u bë në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel gjatë muajit qershor, kur një nga temat e debatit ishte përballimi i krizës klimatike. Disa ditë para kësaj kryeministri Borisov deklaroi se ndryshimet klimatike janë fakt dhe dha premtim se Bullgaria do të punojë për realizimin e qëllimeve ambicioze mjedisore.
“Përkrahja për nivelet neutrale të emisioneve të karbonit deri në vitin 2050 është një deklaratë e guximshme se Bullgaria mund të avancojë dhe të kthehet në një nga liderët në politikat klimatike në regjion. E pikërisht – për heqjen dorë nga qymyrguri deri në vitin 2030 dhe krijimin e planeve konkrete për zhvillimin e burimeve të rinovueshme dhe për tranzicion të drejtë në fushën e energjetikës të regjioneve e varura nga industria e qymyrgurit. Para disa ditëve Sllovakia e shpalli 2023-ën vitin e fundit për përdorimin e qymyrgurit për qëllime energjetike” komenton Genadi Kondarev nga shoqata “Për Tokën”.
Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..