“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për zhvillimin e marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me vendet fqinje nga Bashkimi Evropian. Një nga shembujt e mirë për këtë është nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili hapi rrugën e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov gjatë takimit të tij me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev në Poznanj gjatë samitit të nismës “Procesi i Berlinit”. Ai shtoi gjithashtu se që nga viti 1992 Bullgaria insiston para palës maqedonase për pasqyrim të drejtë dhe objektiv të fakteve historike. “Jemi të kënaqur se pak nga pak, shpresoj dhe në mënyrë të qëndrueshme, e vërteta për historinë tonë të përbashkët do të fillojë të deklarohet publikisht nga politikanët në Maqedoninë e Veriut”, tha Borisovi.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..