Në kuadrin e Samitit të krerëve shtetërorë dhe qeveritarë në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJ) kryeministri Bojko Borisov dhe kryetari i kryesisë së Bosnja e Hercegovinës Milorad Dodik diskutuan procesin e integrimit evropian dhe atlantik të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe përshpejtimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve. Dy liderët ishin të njëzëshëm se ka nevojë për forcimin e procesit të ndërlidhjes sa i përket infrastrukturës, biznesit, digjitalizimit dhe kontakteve ndërmjet njerëzve të rinj në regjionin tonë.
Në kuadrin e samitit të PBEJ-së Borisovi zhvilloi bisedime dhe me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski. Pendarovski falënderoi për përkrahjen aktive të Bullgarisë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. “Ju jeni përkrahësi ynë më i madh” – i tha Pendarovski Borisovit.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..