Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) propozon që të futet një tatim suplementar për bullgarët më të pasur, të cilat do të paguajnë më shumë për pronat e tyre të luksit si jahte, automjete të shtrenjta dhe vila. Sipas llogaritjeve paraprake të sindikatës të ardhurat prej këtij tatimi do të jenë rreth 150 mln. euro. Nga KNSB-ja shpallën kërkesat e tyre të lidhura për buxhetin shtetëror 2020 dhe politikën tatimore. Ndër tyre është miratimi i një minimumi jo të tatueshëm të të ardhurave me vlerën e pagës minimale. Presidenti i Konfederatës Pllamen Dimitrov deklaroi se në nivel evropian po përgatiten masa të reja për kundërvënien e pabarazive sociale. Ndër këtyre masave është direktiva e ardhshme për pagat minimale për punë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..