Për vit të tretë të radhës Ohri qe mikpritës i Ditëve të kulturës, folklorit dhe traditave bullgare. Mbi 500 pjesëmarrës nga krahinat e ndryshme të Bullgarisë vallëzuan, kënduan, ekzekutuan muyikë dhe e lavdëruan folklorin bullgar. Ditët qenë organizuar nga Shoqëria për kulturë ART Vivindi në Maqedoninë Veriore, Fondacioni “Zhar S” Bullgaria, Universiteti i Ri Bullgar dhe Shoqata Miqësi Bullgaro-Maqedonase, me përkrahjen e Ambasadës Bullgare në Maqedoninë Veriore dhe Bashkia e Ohrit. Sivjet festivali u zhvillua nën patronazhin e ministres bullgare të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva.
Kryetarja e jurisë dhe folkloristja nga Universiteti i Ri Bullgar doktoresha Margarita Krësteva, deklaroi posaçërisht për Radio Bullgarinë:
Mendoj se festivali arriti qëllimin e tij, sepse në një vend u mblodhën njerëz nga brezat e ndryshëm, që nga pjesëmarrësit më të vegjël 4 vjeç, deri tek njerëzit, të cilët mbajnë me vete pjekurinë dhe traditën dhe të cilët ua transmetojnë brezave të ardhshëm. Ideja jonë të popullarizojmë folklorin bullgar, traditat dhe kulturën në Ohër arrihet pikërisht përmes këtyre njerëzve, të cilët erdhën nga krahinat e ndryshme të Bullgarisë, që të tregojnë artin e vet këtu në kufijtë e Ohrit.
Kryetari i Asociacionit për kulturën dhe artin “ART Vivendi”-Ohër-Gjoko Aloski shprehu se:
"Tanimë për vit të tretë të radhës organizojmë Ditët e kulturës dhe të traditave bullgare dhe mendoj se do të ketë akoma kujtime të tjera të bukura kulturore, të cilat fëmijët bullgarë do t'i marrin me vete. Kudo që ta prezantojmë folklorin bullgar do të korrim sukses, sepse fëmijët bullgarë e ruajnë. Po, Ohri jeton për këto ditë".
Në kuadrin e festivalit u zhvillua një ekspozitë me fotografi bullgare të veshjeve popullore autentike, të bëra nga “Rrënjët bullgare”. U zhvillua dhe një tryezë e rrumbullakët me temë: “Folklori i Ballkanit” me pjesëmarrjen e shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe folkloristëve nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Për herë të parë e organizuam këtë tryezë të rrumbullakët, sepse pavarësisht se jemi prej shteteve të ndryshme, problemet, mënyra e të menduarit janë të përbashkëta" - tregon Doktoresha Margarita Krësteva dhe shton: "Dhe në fakt që të gjithë njerëzit, të cilët marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët u bashkuan rreth kësaj se ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur për të ruajtur folklorin dhe traditat dhe pikërisht përmes kulturës të mund të bëjmë një urë midis shteteve, sepse kjo është mënyra më e mirë për komunikim midis njerëzve nga vendet e ndryshme. Gjithmonë thuhet se muzika, vallet janë një gjuhë përpara fjalës. Ne duhet ta përdorim këtë gjuhë dhe të vazhdojmë të flasim në të.
Doktoresha Velika Stoykova-Serefimovska - etnomuzikologe pranë Institutit për folklor “Marko Cepenkov” në Shkup tha:
"Ky është një shembull jashtëzakonisht i mirë për shtetet tona dhe mund të hapë mundësi për një bashkëpunim të ardhshëm. Dhe ky është një hap i mirë, një mënyrë e mirë të mund të evitohen problemet politike, të gjitha këto kriza në Ballkan. Në Ballkan folklori është ajo gjë që mund të na lidhë, të na ndihmojë të kuptojmë dhe të zbulojmë veçoritë e përbashkëta dhe vlerat e përbashkëta."
Ja se çfarë tha Zhulieta Harasani - kryetare e UNESKO-s për Shqipërinë para mikrofonit tonë:
Foto: Shevkie Çakër
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..