Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti hodhi poshtë veton e presidentit mbi kufizimet për kampim

Foto: dnevnik.bg

Parlamenti hodhi poshtë veton e presidentit Rumen Radev mbi kufizimet dhe sanksionet për të ashtuquajturin "kampim të lirë". Ndryshimet qenë të pranuara për herë të dytë me votat e partisë GERB, “Patriotëve të Bashkuar”,  Lëvizjes për të drejtat dhe liritë dhe partisë  “Volja”. Ndryshimet ndalojnë vendosjen e çadrave, mbi dunat prej rëre dhe për organizimin e vendeve për kamping në vende, të cilat nuk janë të përcaktuara posaçërisht për këtë qëllim. Për shkeljen e kufizimit të parë do të vihen gjoba nga 256 deri më 511 euro, kurse për të dytën - nga 511 deri më 1534 euro. Sanksionet do të hyjnë në fuqi një vit pas pranimit të rregullores, e cila do të përgatitet në të ardhme. Në motivet e tij për veton presidenti Radev vë në dukje se ligji aplikon sanksione të forta, pa përcaktuar vendet për kampe. Sjellësit e ndryshimeve bindin se pas 6 muajve do të ketë rregulla për krijimin e zonave të lira për kamping.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Car Speed Show do të zhvillohet këtë fundjavë në Sofje

Car Speed Show 2025 do të zhvillohet më 27 dhe 28 shtator në Arena 8888 në Sofje. Ekspozita do të tregojë makina sportive, luksoze dhe koleksionuese, motoçikleta dhe jahte, produkte inovative për industrinë e automobilave, do të zhvillohen gjithashtu..

botuar më 25-09-27 6.10.PD

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" rikthehet në Plovdiv

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep një dorë personave me aftësi të kufizuara me një festival kushtuar lëvizjes. Ngjarja do t'i ofrojë..

botuar më 25-09-27 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do tëlëviizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Në disa zona të jugperëndimit priten reshje të dobëta. Do të fryjë erë deri në..

botuar më 25-09-26 7.35.MD