Pasi qeveria miratoi blerjen nga SHBA-ja të tetë avionëve luftarakë F-16, zëvendësministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov tha se Sofja do të kërkojë blerjen e akoma 8 makinave të tjerë. Kështu me gjithsej 16 avionë Forcat tona Ajrore do të disponojnë me kapacitet të mjaftueshëm për nevojat e vendit. 8 avionët e rinj do të mund të blihen me këste, sepse shteti ynë tashmë do të ketë dosje kredie tek prodhuesi amerikan Lockheed Martin. Sipas zëvendësministrit është herët që të flitet për ndonjë çmim konkret të paketës për tetëshen e dytë të avionëve, por ai do të jetë më i vogël sesa çmimi i avionëve të parë, sepse pjesa më e madhe e teknikës për eksploatim tashmë do të jetë në dispozicion, e furnizuar me tetë avionët e parë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..