Shpresojmë se me rastin e përvjetorit të 70-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Bullgarisë dhe Kinës, do të arrijmë rezultate të konsiderueshme, tha kryeministri Bojko Borisov në takimin e tij me zëvendëskryeministrin Li Hongzhong. Borisovi nënvizoi se Sofja i përkrah nismat “17+1” dhe “Një brez, një udhë”. “Dëshirojmë që ato të sjellin rezultate praktike me anë të zhvillimit të projekteve energjetike dhe infrastrukturore në Bullgari me investime dhe pjesëmarrje kineze, duke respektuar parimet dhe normat e Bashkimit Evropian dhe pa garanci shtetërore”, tha kryeministri bullgar. Borisovi shtoi se jo në vend të fundit, shpresojmë se me ndihmën e miqve tanë kinezë do të hapim tregun tonë për turistët nga Kina.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..