Ministria e Bujqësisë hartoi një Plan Kombëtar për zhvillimin e prodhimit biologjik deri në vitin 2027. Qëllimi është që vendi të afirmohet si lider në një sërë bio-prodhimesh. Do të inkurajohet qëndrueshmëria e fermave të vogla biologjike nëpërmjet grupimit të tyre. Krijohen mundësi për shërbime falas konsultuese dhe mësim profesional për biofermerë. Nga 26 622 hektarë në vitin 2011 sipërfaqet e certifikuara për rritjen e bio-kulturave në Bullgari u bënë 162 332 hektarë në vitin 2018. Vendi ynë është ndër liderët në Evropë për nga numri i koshereve të cilat u përgjigjen kushteve të bujqësisë biologjike. Krahas kësaj vendi është prodhuesi më i madh i vajrave organike të trëndafilit dhe të livandës në botë. Po zgjerohet prodhimi i vajit biologjik eterik prej balsami të limonit. Bujqësia biologjike është një sektor me prioritet e cila ndihmohet nga Programi për Zhvillimin e Rajoneve Rurale.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..