Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do që Bashkimi Evropian të financojë luftën kundër murtajës afrikane te derrat

Foto: mzh.government.bg

Bullgaria këmbëngul  për një financim në kohë nga ana e Bashkimit Evropian të programeve veterinere kundër murtajës afrikane tek derrat. Në Këshillin e Bujqësisë në Bruksel, ministrja Desisllava Taneva deklaroi se vendi ynë po pret ndihmë për veprimet e kryera nga viti i kaluar. Për ne sëmundja është jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse prodhimi i derrave në Bullgari është i zhvilluar mirë me  prodhim bruto rreth 130 milionë euro për vitin 2018. Mishi i derrit konsumohet më shumë tek ne, vuri në dukje ministrja. Kolegët e saj ranë dakord që të aplikohen masa suplementare për kontroll mbi ushqimet, të cilat kalojnë përmes kufijve. Ministrja Taneva ka vënë në dukje se pikërisht këto ushqime janë të rrezikshme për transmetimin e sëmundjes.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD