Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Foto: edl.ecml.at

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë këtyre ditëve, në shtetet anëtare organizohen një sërë eventesh lidhur me këtë kauzë. Sot në klubin “The Steps” në Sofje, nga ora 11:00 deri në 13:00, do të mbahet “Kafeja e Gjuhës”, ku të gjithë, madje edhe fillestarët, do të mund të mësojnë fjalët bazë në frëngjisht, anglisht, finlandisht, Irlandisht, polonisht, italisht, portugalisht, spanjisht... direkt nga folësit amtarë.

Një tjetër event interesant është planifikuar për datën 28 ​​shtator, ditën e shtunë. Ky është Panairi i Gjuhës, i cili do të mbahet nga ora 10:30 deri në orën 14:00 në kopshtin e qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në Sofje. Panairi organizohet nga Përfaqësia e KE-së në Bullgari së bashku me Akademinë Bullgare të Shkencave, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", institutet gjuhësore dhe kulturore nga grupi EUNIC, konsullatat dhe ambasadat.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgasi shndërrohet në qendër të kulturës së skajteve këtë fundjavë

Më 23 dhe 24 gusht, në qytetin bregdetar të Burgasit do të zhvillohet BURGAS SKATE WEEKEND 2025 – një ngjarje e madhe e dedikuar kulturës urbane dhe sportit të skajteve. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë gara me skate për të gjitha grupmoshat;..

botuar më 25-08-23 10.35.PD

Pranë qytetit Sliven zhvillohet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve

Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..

botuar më 25-08-23 6.15.PD

Parashikimi i motit për 23 gushtin

Natën , në disa vende në pjesën qendrore dhe lindore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Deri në mëngjes reshjet do të ndalen. Vranësirat do të ulen nga perëndimi. Do të ketë erëra të moderuara, në Fushën e Danubit dhe Ultësirën..

botuar më 25-08-22 7.30.MD