Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rizbulosh Dobruxhën si një destinacion turistik

Krahina e Dobruxhës, e vendosur në Bullgarinë Veriore, është burimi më i madh i frymëzimit për njërin prej shkrimtarëve më të dashur bullgar - Jordan Jovkov. Shumë nga temat e tij zhvillohen pikërisht mes fushave të arta të regjionit dhe tregojnë për jetën e vështirë të njeriut, i cili punon në fushë. Dhe sot e kësaj dite Dobruxha mbetet regjioni më i rëndësishëm për Bullgarinë për prodhim drithërash, por përfytyrimi se është vetëm një zonë bujqësore është i gabuar. Këtu janë të vendosura territore jashtëzakonisht të rëndësishme nga pikëpamja ekologjike dhe turistike.

Gjatë viteve të fundit në regjion zhvillohet turizmi fshatar, për të cilën ndihmojnë dhe shtëpitë e vogla kokete fshatare të cilat janë kthyer në shtëpi për miq. Një shtëpi e tillë gjendet në fshatin Bezmer, bashkia Tervell, e vendosur në 30 kilometra largësi nga kufiri tokësor me Rumaninë. Fshati i populluar prej bullgarëve, turqve dhe romëve gjatë viteve është bërë shembull i një bashkëjetese të mirë dhe tolerancës midis etnoseve. Gjatë vitit 1989 afro 600 banues e braktisin dhe shpërngulen në Turqi. Më vonë rritet numri dhe i emigrantëve ekonomikë, të cilët ndahen me krahinën e vet të lindjes. Por, ka dhe entuziastë të cilët duan të dëshmojnë se Dobruxha është e gjallë, se Dobruxha zhvillohet dhe është e pasur me njerëz dhe tradita. Një prej tyre është bashkëbiseduesja jonë Nevena Deneva, e cila ka një shtëpi për miq:

“Detyra ime është të popullarizoj turizmin në këtë rajon të virgjër, të tregoj se edhe në Dobruxha ka folklor, tradita, zanate. Njerëzit i ruajnë këto vlera dhe gëzohen t'i prezantojnë përpara miqve. Unë jam ekonomiste për nga profesioni. Prej kohe në kokën time kishte lindur ideja për krijimin e një shtëpie për miq me një pjesë për muze. Kjo gjithmonë më ka tërhequr me qenë se e gjithë familja ime është marrë me folklor dhe me artizanale.  Që të gjithë këndojnë, ekzekutojnë muzikë. Jemi banues të Dobruxhës. Kjo gjithmonë ka qenë thellë në planet e mia. Kur dola në pension vendosa t'i kthejë shtëpitë e trashëguara nga të afërmit e bashkëshortit tim pikërisht në një objekt të tillë. Rendita të gjitha gjërat si një ekspozitë e jetës dhe e folklorit të banuesit e kësaj krahine. Shtëpia u bë si një qendër tërheqëse si për turistët dhe për miqtë të cilët kërkojnë strehim, ashtu dhe për vizituesit e përmbledhjes etnografike në katin e poshtëm”.

Nevena Deneva shënoi se ka shfrytëzuar një përkrahje minimale nga fondet evropiane. “Shuma nuk është e madhe, por ajo është shumë e rëndësishme për njerëzit në Dobruxha, sepse ne e dimë shumë mirë çmimin e çdo një levi”  - tha Deneva dhe shprehu falënderim për ndihmën e parave evropiane.

“Dobruxha në këtë pjesë rreth qytetit Tervell, rreth fshatit Bezmer, sa i përket anës turistike nuk njihet mirë. Por dhe këtu ka objekte të rëndësishme të cilat meritojnë të shikohen. Në rreth 20 kilometra nga Bezmeri gjenden gërmimet në fshatin Onogur. Arkeologët po kështu qëndrojnë në shtëpinë tonë dhe çdo natë tregojnë me admirim për zbulimet aty” shënon bashkëbiseduesja tonë.

Një bazilikë nga shekulli i 5 u gjend nga arkeologët në kalanë nga periudha e hershme bizantine Pallmatis rreth fshatit Onogur. Kalaja Pallmatis është shpërndarë në mbi 200 hektarë rreth fshatit të tanishëm Onogur. Qyteti i lashtë ka qenë i shkatërruar dhe i djegur disa herë nga pushtuesit gjatë shekujve të 6 dhe të 7. Bazilika është e ndërtuar gjatë kohës së perandorit Justinian i Madh /vitet 527-565/.

Por, pasuria e vërtetë e Dobruxhës janë njerëzit tepër punëtorë, traditat dhe folklori, është e bindur mikpritësja. Shumë nga zanatet janë të gjalla dhe akoma ka mjeshtër në Bezmer. Ekspozita etnografike po kështu jep një përfytyrim për këtë jetesë të pasur të njerëzve në të kaluarën. Duke mësuar për idenë për një muze shumë nga bashkëfshatarët e mi vetë vijnë dhe dhurojnë artefakte të vjetra - sende të ndryshme pune, vegje, dantella, qëndisje, qilima e të tjera.

“Këtu kam renditur zanatet e Dobruxhës-tubimet, vendet për thurjen e leshit, puna në fushë, mbledhjen e rendimentit të misrit dhe të grurit, thurjen. Kam mbledhur çdo gjë në një vend. Çdo gjë më është dhuruar nga njerëzit në fshatin Bezmer. Çdo një prej tyre kishte dëshirë të sjellë këtu sende të lashta që të mund të shikohen nga më shumë njerëz”.

Shpesh miq të shtëpisë janë turq, të cilët janë shpërngulur në Turqi. Shpesh aty tingëllojnë këngë në gjuhët e ndryshme të etnoseve. Në qoftë se ndonjë ditë dhe ju vendosni të arrini deri tek pjesa më verilindore e Bullgarisë, duhet të dini se në fshatin Bezmer do të ketë shtëpi për ju me derë të hapur dhe njerëz tepër mikpritës me zemra të hapura.

Foto: arkiv personal

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turizmi i verës do ta vendosë Bullgarinë si një destinacion gjatë gjithë vitit

Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..

botuar më 25-09-02 9.59.PD

Çmimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi po bien ndjeshëm

Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..

botuar më 25-09-01 2.05.MD
Poshtë kreshtës malore Gradishte kalon lumi Bistrica

"Gradishte" – një park përrallor mes mistereve prej guri në Rodopet Perëndimore

Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..

botuar më 25-08-31 9.30.PD