Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Startoi një platformë inovative ndërkombëtare në ndihmë të praktikës së mëvetësishme freelance

Foto: freelancersincubator.com

Një platformë e porsakrijuar do të prezantojë gjërat më të nevojshme për fillimin e praktikës së mëvetësishme dhe se si në mënyrë më të suksesshme njeriu mund të pozicionohet në “oqeanin” e madh të praktikës së pavarur. Ndër qëllimet e autorëve të projektit është se si njerëzit të tërheqin klientët dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre për prezantim. Ilijan Petrov – shef i qendrës mësimore e cila krijon platformën FeelancersIncubator.com thekson, se praktika e pavarur freelance vitet e fundit fiton një popullaritet të madh.

“Më se 40 për qind nga njerëzit që vijnë tek ne dëshirojnë që të rikualifikohen dhe të përvetësojnë ndonjë profesion, i cili krijon mundësi të ushtrohet nga shtëpia. Me çdo vit që po kalon përqindja e këtyre njerëzve po rritet edhe mund të thuhet se po bëhet një fenomen në masë. Në Bullgari shihet një interes i theksuar edhe nga të huajit të cilët jetojnë në vendin tonë dhe ushtrojnë praktika të mëvetësishme, sepse tatimet tek ne janë më të ulëta ndërsa cilësia e jetës nuk është më e ulët se sa ajo në vendet e Evropës Perëndimore. Freelancer-it kërkohen gjithnjë e më shumë dhe hasen gjithnjë e më shpesh si në Bullgari, ashtu edhe në botë.

Platforma përhapet si inkubatori i parë në botë për freelancer. Çfarë është e reja në realizimin dhe aplikimin e nismës bullgare tregon Ilijan Petrov:

“Ideja lindi si rezultat i një anketimi, me të cilin deshëm të mësojmë pse klientët kërkojnë aftësim profesional dhe cili është qëllimi i tyre. Doli që pjesa dërmuese prej tyre kërkojnë mundësi të ushtrojnë profesione të pavarura. Përgjithësuam të dhënat dhe vendosëm të përshtatim trajnimet tona në këtë drejtim. Pasi klientët përvetësojnë një profesion, për shembull dizajner interieri, programues, dizajner grafik e kështu me radhë, sigurojmë një përgatitje orientuar fund e krye te praktika e mëvetësishme.  Kur punuam mbi konceptin për hyrje në punën e freelancer-it, kërkuam shembujt më të mirë ndërkombëtar për të njohur strukturën e një trajnimi të ngjashëm, por nuk gjetëm ide të përngjashme. Prandaj vendosëm se koncepti ynë është i përshtatshëm për një rreth më të gjerë njerëzish, pra të mos kufizohemi vetëm në vendin tonë, por të pozicionojmë inkubatorin për freelancer si një platformë ndërkombëtare, nga e cila mund të përfitojnë më shumë njerëz nga mbarë bota. Parashikohet që trajnimi të jetë në gjuhën angleze. Në Bullgari për klientët bullgarë sigurojmë një kurs falas me emrin “Start i suksesshëm në freelance”. Trajnimi në gjuhën angleze gjithashtu do të jetë falas.”

Pedagogët do të disponojnë një përvojë të pasur në fushën freelance dhe do të kanë nou-hau, pra njohuri për të ndarë, siguron Ilijan Petrov:

“Shumica e lektorëve do të jenë të huaj. Ata janë gati t’u transmetojnë dituritë dhe aftësitë e tyre atyre njerëzve që bëjnë hapat e parë në freelance. Kjo për shkak se ata e dinë se sa i vështirë është fillimi, sidomos në tregun internacional.”

Zhvillimi i teknologjive provokon edhe zhvillimin e punimeve freelance, shton bashkëbiseduesi. Si një shembull për këtë ai jep përsosjen e platformave të cilat u sigurojnë punë njerëzve me praktikë të mëvetësishme freelancer. Platformat lehtësojnë procesin e zbulimit dhe kontraktimit me specialistin e nevojshëm pa marrë parasysh se ku është i pozicionuar në botë. Krahas kësaj sigurohet edhe transparenca e punës së kryer.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD