Në mbledhjen e Këshillit kombëtar për bashkëpunim mbi çështjet etnike dhe ato të integrimit, zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov prezantoi Konceptin për ndryshimin e politikës së integrimit të romëve në Bullgari. Ai nënvizoi se përpjekjet e deritanishme për integrim nuk japin rezultatet e pritura dhe varfëria dhe analfabetizmi ndër rromet janë akoma më të përhapur. Përqindja e fëmijëve, të cilët nuk frekuentojnë shkollë është duke u rritur, kriminaliteti në getot e romëve është tepër i lartë. Karakaçanovi alarmoi se gjatë 10 vjetëve të fundit për integrimin e romëve janë harxhuar 100 mln. euro nga buxheti shtetëror dhe mbi 300 mijë euro të ofruara nga fonde të jashtme, kurse efekti është zero. Përfaqësuesit e shoqatave etnike apeluan për debat objektiv. Sipas tyre problemi nuk duhet të përdoret për qëllime politike para zgjedhjeve vendore gjatë vjeshtës.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..