Skuadra e CSKA-së mposhti kroatët nga Osiek me rezultatin minimal 1:0 në ndeshjen e parë nga raundi paraprak i turneut të Ligës së Evropës. Në Sofje mysafirët nuk përdorën mundësitë e mira për të barazuar rezultatin, pavarësisht se pas golit bullgarët bënë disa gabime në mbrojtje.
Në ndeshjen tjetër të Ligës së Evropës Lokomotivë - Plovdiv si mikpritës mposhti mysafirët nga Spartaк Trnava me rezultat 2:0.
Kampioni bullgar Lludogorec vështirë arriti barazim 1:1 kundër Valur si mysafir në Islandë. Mysafirët nga qyteti Razgrad ishin skuadra më pasive në ndeshje, por arritën gol në minutën e 92-të.
Levski ka mundësi tepër minimale për të vazhduar pjesëmarrjen e vet në raundin e tretë të Ligës së Evropës, pasi humbi kundër AEK Larnaкa me 0:3 si mysafir në ndeshjen e parë ndërmjet të dyja shkuarave.
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...