Sivjet Bullgaria fillon ndërtimin e një laboratori të ri modern në bazën tonë shkencore në Antarktidë. Këtë e njoftoi profesori Hristo Pimpirev - drejtori i Qendrës Kombëtare për Studime Polare në takimin që po zhvillohet në Plovdiv të Këshillit të Menaxherëve të Programeve Kombëtare Antarktike (COMNAP). Në takim ishin të pranishëm 175 delegatë nga 36 shtete. Bullgaria ka filluar veprimtarinë e saj polare në Antarktidë në vitet 1967-1969, kur një meteorolog bullgar ka marrë pjesë në ekspeditën e XIII- të antarktike sovjetike. Baza bullgare për hulumtime shkencore është krijuar në vitin 1988 në ishullin Livingston.
Para ceremonisë për dorëzimin e çmimeve "Menaxheri i Vitit", presidenti Rumen Radev njoftoi se do të mbledhë Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor më 11 nëntor. I pyetur nëse do të apelojë Gjykatën Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve për..
Kandidatja bullgare për komisionere evropiane për “Startups, Kërkime dhe Inovacione” Ekaterina Zaharieva sot do të dëgjohet nga Komisioni për Industri, Kërkime Shkencore dhe Energji, ndërsa në seancën u ftua edhe Komisioni për Kulturë. Seancat..
Temperaturat minimale të martën do të jenë midis minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10° deri në 15°, në Sofje rreth 12°. Në..
Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...