Kufiri i moshës së viktimave të trafikimit të njerëzve po zvogëlohet deri më 14-15 vjeç. Viktimat e trafikut me qëllim eksploatim seksual janë kryesisht gratë në moshë 18-35 vjeç, kurse ata të trafikimit me qëllim eksploatim pune janë prej grupmoshave të ndryshme dhe një pjesë e madhe prej tyre – mbi 55 vjeçarë. Çdo vit viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore janë midis 400 dhe 500 – këtë e tha në Varna Antoaneta Vasileva – anëtarja bullgare e grupit të monitorimit prej ekspertëve, pranë Konventës së Këshillit të Evropës për Luftimin e Trafikut të Njerëzve. Trafikantët më shpesh përdorin internet, publikojnë shpallje të rreme, apo lidhen me viktimat ndërmjet rrjeteve sociale.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..