Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atmosferë kreative dhe frymëzim në Festivalin e zanateve në Carevo

Për herë të katërt me radhë qyteza bregdetare Carevo u bë mikpritëse e Festivalit të zanateve dhe arteve. Veprat e artit dhe shumë punishte të zanateve të ndryshme pritën vizituesit në pjesën qendrore të qytetit. Turistët patën mundësi të bëjnë diçka të re dhe të pazakonshme gjatë kohës së pushimeve dhe ta ndezin flakën e kreativitet në zemrat e tyre, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme – poçari, përpunim leshi, gdhendje druri, vizatim në qelq, etj.

Përveç zanateve tradicionale për Bullgarinë ishin prezantuar dhe zanate karakteristike për rajone dhe kultura të tjera, të cilat fitojnë popullaritet tek ne dhe përzierja e traditave në botën globale bëhet një mënyrë për mbrojtjen e tyre. Si dëshmi për këtë se traditat e ndryshme mund të bashkëjetojnë shumë mirë, në festivalin në Carevo kishte një pavijon për vizatim me këna – një zanat që vjen nga India, por tek ne fiton diçka të re – vizatimet indiane gërshetohen me imazhet e dhe format karakteristike për qëndisjet tradicionale bullgare. Ushqim i mirë dhe i shëndetshëm, muzika e bukur, emocionet pozitive shoqëruan të gjitha ditët e festivalit.

Zanati është mënyrë e jetesës”, tha Lëçezar Dimitrov – organizatori i ngjarjes. “Kur njeriu shfaq interes për ndonjë zanat, ai jeton me mjeshtrin, vëren mënyrën e tij të jetesës dhe këtë, të cilën ai krijon çdo ditë me duart e veta. Kështu bashkë me zanatin, njeriu mëson dhe mënyrën e jetesës.

Ideja e festivalit është që t’i lidhë njerëzit dhe të tregojë sa shumë punë dhe frymëzim janë të domosdoshme për krijimin e punimeve artizanale. Pikërisht ato janë lidhja mes mjeshtrit dhe njerëzve. Dhe kur një industri e tërë qëndron midis njeriut dhe mjeshtrit, atëherë kjo lidhje prishet dhe produkti humb vlerën e vet. Për këtë arsye në festivalin tonë ka punishte, ku secili vizitor mund t’i “prekë” zanatet dhe t’i ndiejë përmes prizmit të përjetimeve dhe përvojës së vet. Në këtë mënyrë mund të lindë dashuria ndaj një zanati dhe një ditë ndonjë nga mysarirët tanë mund të fillojë të merret pikërisht me të. Kështu tradita do të vazhdojë dhe do të mbetet për brezat”

Në një nga pavijonet e festivalit u takuam me Margarita Çollakova, profesioni i së cilës është animatore:


Unë merrem me përpunimin e leshit tashmë 5 vjet dhe përdor dy teknika – me ujë dhe me gjilpërë”. – tha Margarita. “Leshi i punuar me ujë përdoret më shumë për shalle, kapela, veshje.Shumë kolegë prodhojnë prej tij dhe këpuca. Unë e përdor për sfondin e pikturave të mia prej leshi. Përpunimi me gjilpërë kërkon më shumë kohë, por produkti duke në të vërtetë i bukur.

Më pëlqen të bëjë lodra prej leshit të përpunuar. Leshi ka shumë veti  - është antistatik, antialergjik, me rezistencë të lartë ndaj lagështirës. Protobullgarët kanë prodhuar dhe shala prej tij. Ky është një material i mrekullueshëm.”

Foto:Ekaterina Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD